Gjatë ditës së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur mbledhjen plenare të radhës nëpërmjet platformës online.
Në këtë takim KLP-ja ka bërë thirrje edhe njëherë për të gjithë prokurorët që kanë kaluar procesin e vettingut që të aplikojnë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu në takimin e sotëm është marrë vendimi që gjyqtarët që zgjidhen në Gjykatën Kushtetuese mund të rikthehen në detyre si prokuror pas mbarimit të mandatit.
Njoftimi:
Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të 8 anëtarëve dhe në mungese të znj. Nurihan Seiti si dhe në prezencë të përfaqesuesëve të Ministrisë së Drejtësisisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.
Seanca ka nisur me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.09.2020.
Me propozim të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi dhe me miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në seancën plenare, rendit të ditës i është shtuar dhënia e interpretimit ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesës së prokurorëve për verifikimin e mundësisë e rikthimit në sistemin e prokurorisë të prokurorëve pas mbarimin të mandatit në Gjykatën Kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të bëj një thirrje publike me anë të një deklarate, të gjithë prokurorëve të vendit të cilët kanë kaluar procesin e vettingut me vendim të formës së prerë të aplikojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese deri në datën 14 Tetor 2020, kohë kur mbaron afati për pranimin e aplikimeve. Këshilli deklaron se dispozitat të sipërpërmendura përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t’i garantuar prokurorëve që pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre në një pozicion barasvlershmen me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Me propozim të Komisionit të Disiplinës, Këshilli vendosi pezullimin e procedimit disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020 i filluar ndaj magjistratit ___ , me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ky pezullim ka efekt deri në administrimin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të vendimit gjyqësor përfundimtar të Gjykatës së Apelit Durrës në lidhje me kallëzimin penal ndaj prokurorit ____.
Ky vendim i njoftohet brenda 5 ditëve prokurorit ____ dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet i anonimizuar në faqen zyrtare të Këshillit.
Pasi u njoh me relacionin shpjegues të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi raportin për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Julian Zonja, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Një kopje të këtij raporti i dërgohet menjëhere Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
/e.rr