Ndërsa Kuvendit pritet të miratojë sot ndryshimet në kodin zgjedhor pa konsensensusin e opozitës jashtëparlamentare, presidenti Ilir Meta lëshoi edhe një apel të fundit para këtij akti që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit.
Ai paralajmëroi deputetët se kushdo që ngre dorën kundër të ardhmes europiane do të mbajë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, krah homologut të Bosnje- Hercegovinës, Meta tha se presidenca do të bëjë publike të gjithë emrat e deputetëve që kanë votuar pro draftit të PS-së, sipas së cilit është në kundërshtim me marrëveshjen e arritur më 5 qershor.
“Shpresoj që sot deputetët të marrin një vendim të drejtë, të respektojnë marrëveshjen historike të 5 qershorit, i vemti përjashtim që kemi venbdosur ëhstë hapja e listave 100%. Çdo prekje e njëanshme e marrëveshjes historike të 5 qershorit do të jetë një faturë shumë e madhe historike për të gjithë ata që do të ngrenë dorën pasi jemi paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme nga BE dhe presidenca gjermane. Përgjegjësia e çdo deputeti do të jetë individuale dhe jo kolektive nëse ngre dorën kundër të ardhmes së Shqipërisë. Shqipëria me hir apo me pahir do të hyjë në BE se ky është vullneti i qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.
Ai ka vijuar me akuzat për qeverinë, duke thënë se kanë përdorur procesin e integrimit në BE për të marrë fonde dhe jo për të bërë reforma.
g.kosovari