Deputeti Kujtim Gjuzi tha se mazhoranca do të mbajë të gjitha përgjegjësitë për pasojat që mund të ndodhin pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor ditën e sotme.
Në fjalën e tij në Kuvend, Gjuzi tha se 7 parti kanë depozituar në Kuvend një dokument për Kodin Zgjedhor por nuk është marrë në konsideratë.
“Në qershor 7 parti kanë dorëzuar pranë jush një dokument që do të ktheheshin në amendamente për kodin zgjedhor. I jemi drejtuar edhe komisionit por të dyja palët nuk e kanë vënë ujin në zjarr.
Unë mora pjesë në komisionin e ligjeve, por edhe aty vazhdon ideja për ta kontrolluar cdo gjë.
Nëse ju nuk do të vendosni të zbatoni kërkesat e OSBE/ ODIHR, që kërkon komisioner jo partiak ju do të ktheheni në sistemin e diktaturës. Ne kemi propozuar 7 amendamente dhe ato nuk vijnë në seancën plenare. Zoti kryetar i Kuvendit është përgjegjësia juaj.
Një kryetar partie vjen nga Gjykata e Tiranë si miratuar si i tillë, por ai duhet të jetë i barabarte. Unë do të kërkoja që PS mos ta votojë sot këtë. Të mblidhet me partitë e opozitës në një tryezë më të madh. Ndryshe do të ketë aq probleme sa përgjegjësitë do ti mbani ju”, tha Gjuzi.
g.kosovari