Pas infektimit të Presidentit amerikan Donald Trump me koronavirus edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi sot se ajo do të jetë në vetëizolim deri nesër pasi mori pjesë në një takim me një person i cili rezultoi pozitiv për Covid-19.
“Unë u informova se një person pjesëmarrës në takimin e të martës së kaluar ku isha e pranishme, doli dje pozitiv për COVID-19,” tha Von der Layen në një postim në Twitter.
“Prandaj, sipas rregulloreve aktuale, do të vetëizolohem deri nesër në mëngjes. Kam dalë negative në një test të enjten dhe do të testohem përsëri sot ”.