Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani zhvilloi një takim me noterët. Ai tha se qeveria ka në plan hartimin e kuadrit ligjor të përshtatshëm për aktivizimin e shërbimit te noterisë edhe në çështjen e pastrimit të parave.
Pasi është treguar mjaft i ashpër gjatë takimeve me punonjësit e hipotekave dhe të burgjeve, ministri bëri një përcaktim pozitiv për noterët. Ai i cilësoi si përfaqësuesit më të mirë të sistemit të drejtësisë gjatë nje takimi me ta.
Gjatë takimit me noterët, ministri Manjani ka paralajmëruar ngritjen e një baze ligjore për të luftuar pastrimin e parave përmes noterëve.
Duke iu referuar numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Itali, ministri i Drejtësisë u shpreh se sistemi noterial shqiptar ka nevojë për një binjakëzim për thjeshtim procedurash me atë italian.