Rriten rastet e rënda që po trajtohen në dy spitalet covid. Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, 20 pacientë kanë hyrë në terapi intensive, ndërsa 7 janë vënë në frymëmarrje të drejtuar dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Në dy spitalet covid aktualisht po marrin shërbim të specializuar 206 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë, në dy spitalet covid po trajtohen disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
/a.r