Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi flet për herë të parë për mediat pasi u prek nga COVID-19. Në një intervistë për Report Tv ka rrëfyer ditët e saj në karantinë. Në ditën e 13-të të izolimit në banese Ademi ka treguar vështirësitë për shkak të komplikacioneve që u krijuan nga virusi covid19.
Por në këtë situatë të vështirë nuk kanë munguar mesazhet nga kolege të pozitës dhe opozitës të cilët e kanë mbështetur në këtë situatë, por ajo ka folur dhe ngritur kritika për sistemin shëndetësorë parësorë dhe në rritjen e rolit të mjekut të familjes.
Por pavarësisht situatës së covid, zonja Ademi është pyetur edhe për politikën, duke u ndalur tek kandidim i mundshëm për deputete ajo është shprehur se do të vazhdojë detyrën si kryetare e Bashkisë Shkodër. Ndërkohe sa I takon zgjedhjeve vendore ajo ripërsërit apelin për formimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese.
Kjo është dalja e parë publike, nga kushtet e karantinës e kryetares së Bashkisë Voltana Ademi ndërkohe që është akoma ne pritje te tamponit të dytë për t’iu rikthyer me pas aktivitetit normal.
g/kosovari