Mjeku i njohur Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka shpjeguar se ku është dallimi mes shenjave të gripit me Covid, pasi ngjashmëritë e shumta mes tyre kanë bërë që njerëzit të ngatërrohen.
Sipas Bratajt dallimi mes tyre bëhet nga simptomat, duke theksuar se Covid fillon në mënyrë graduale, dhe se nuk ka rrufë e sekrecione të shpeshta siç i ka gripi.
“Ka shumë ngjashmëri midis tyre sa i përket shfaqjes së sëmundjes. Të mos harrojmë veç virusit të gripit që është në mbërritje në sezonin e tanishëm ndodhin ftohjet ose rrufa që shfaqet me shenja të ngjashme me Covidin ose dhe me vetë gripin. Në çfarë do ti bëjmë diferencën, në shenjat e simptomave.
Fillimi i smptomave te rrufa është graduale kurse të gripi është i menjëhershëm, temperatura skuçja dmth gjendje e keqe shëndetësore. Covid fillon në mënyrë graduale, por nuk ka rrufë dhe sekrecione të shpeshta siç i ka gripi dhe ftohja por fillon me një shfaqje temperatura dhe lodhje e djersitje, pastaj hyn kolla dhe vështirësia në frymëmarrje. Mund të ketë edhe diarre sepse varet nga aparati që prek Covid. tipike e Covid është komp0likanca që shkakton në mushkëri” tha Brataj.
Sa i përket vdekshmërisë nga Covid, Brataj tha se tashmë është vërtetuar se nga të gjitha pandemitë Covid ka një vdekshmëri më të ulët.
“Ndryshime kanë ndodhur dhe te koronavirusi, te format e lehta është se zgjat 3 ose 4 ditë. Por te grip nëse temperatura fillon e kalon këtu, ndërsa tani forma të tjera të covid po na shfaqen edhe me temperaturë sufrebirle.
Dhimbjet te rrufa janë të lehta edhe te gripi më te lehta kurse te gripi janë më të lehta nfdërsa teë covid kur je i ifnektuar dhe shfaq sëmundje nuk ka p[jesë të trupit që nuk të dhemb.
Tani është vërtetuar se nga të gjitha pandemitë kjo është me një vdekshmëri më të ulët disi më shumë sesa gripi por më pak nga të gjitha pandemitë që kemi kaluar deri tani“, shtoi ai.
g.kosovari