Një zjarr i madh ka përfshirë gadishullin e Karaburunit ku po digjen një hapësirë e madhe me shkurre dhe pemë të zonës.
Zjarri ka nisur rreth orës 18:30 të mbrëmjes dhe sipas zjarrfikëses së Vlorës dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Katër automjete zjarrëfikëse ndodhen në vendgjarje teksa flakët duken edhe nga qyteti i Vlorës.
Ndërhyrja gjatë natës është tepër e vështirë për shkak edhe terrenit malor teksa do të kërkohet me patjetër nderhyrja nga ajri pasi nga toka është e pamundur të fiket.
g.kosovari