“Tirana do të ketë një teatër të ri, 9 herë më të madh e më modern”. Kështu deklaroi Kryebashkiaku Erion Veliaj nga asambleja socialiste për Njësinë 2, teksa komentoi se Ilir Meta është i vetmi President që do të bëhet Kryetar Bashkie.
“Dëgjova presidentin sot dhe tha do bëhet teatri aty ku ka qenë, siç ka qenë, bla, bla, bla. Muhabetet koti. Është i njëjti President që tha do e gdhijmë aty, s’ka për t’i ndodhur asgjë etj, etj. Pra, e dini sa i sinqertë është për t’i mbajtur fjalët… Po mendoja për vete. Kam, takuar kryetar bashkie që duan të bëhen President, por s’kam takuar kurrë një president që do të bëhet kryetar bashkie. Se nuk ndodh. Tirana do të ketë një Teatër të Ri, 9 herë më të madh e të kondicionuar, me banjë që funksionon, me dhoma zhveshje, me dhoma prove, me të gjitha kushtet moderne, për qytetin e 100 viteve të ardhshme”, deklaroi Veliaj.