Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar progresin e bërë nga Kosova në raport me dialogun me Serbinë, duke kritikuar qasjen e dy ish-kryeministrave të fundit para Hotit që sipas tij sollën jo pak pasoja.
Duke folur në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Tiranë, Rama nënvizoi rëndësinë e takimit në Uashington.
“Takimi i Uashingtoni, rihapja e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e BE, janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës muaj e fundit. Vlerësoj qasjen e mençur të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova ja vuri vetëvetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore iluzore në rrjetet sociale dhe mexhelisin mediatik dhe dobëson pozicionin e Kosovës qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi me botën. Jemi në kushtet kur mun dti shohim qoftë pasoja e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, qoftë rezultatet e ndërmarrjes së një rruge me perspektive. Në shumë pak kohë u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla për Kosovën dhe u arrit një hap në Uashington që do të flasë gjithmonë e më mirë” tha Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare tha se bashkëpunimi diplomatik mes dy vendeve ka funksionuar më së miri, duke evidentuar nismat e përbashkëta.
g.kosovari