Nga takimi me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit në Elbasan, kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi Kryeministrin Edi Rama që të pranojë planin me pesë pika të Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Ai tha se familjet shqiptare nuk kanë të ardhura që të blejnë bukë, mjekët dhe infermierët janë në rrezik përballë virusit.
“Planin me pesë pika ta marrë, t’i lërë broçkullat, e kemi bërë publike dhe ditë për ditë i themi merre këtë plan dhe zbatoje, se nuk ka të bëjë me konkurrencë politike. Batutat nuk hahen e nuk pihen. Si mund të thuash prit të vijë 25 prilli, të votojnë për mua dhe të shohim se çdo të bëhet, sot po flasim për 6 muaj kur njerëzit janë në pikë të hallit, e kemi bërë planin që ta zbatojë qeveria, mund të mos japin mrekulli, por një farë lehtësimi do e japin”, u shpreh Basha.
Ai kërkoi që plani i PD të zbatohet një orë e më parë, jo për qejfin e tij apo për inatin e Edi Ramës, por për të mirën e qytetarëve.
/a.r