Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhjen e gjashtë të përbashkët.
Mbledhja do të mbahet në në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të nisë në orën 11.00.
Në përfundim të saj Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajnë një konferencë për mediat.
Në mbledhjen e sotme pritet nënshkrimi i tre marrëveshjeve, ai i doganës në Durrës për Kosovën, linja hekurudhore që do të lidhë dy vendet dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.
Axhenda
11:00- Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve. (Pallati i Kongreseve, Tiranë)
11:15- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mirëpritet nga kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. (Bulevardi Dëshmorët e Kombit)
11:30- Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
12:45- Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13:00- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konference të përbashkët për medie. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13:30- Foto e përbashkët ndërmjet dy qeverive. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve).
/a.r