Ministrja e Financave Anila Denaj e ftuar ka krahasuar paketat e ndihmës së qeverisë me planin që propozon Partia Demokratie.
Sipas Denajt, ajo që bizneset kanë fituar në gjtihë këto kohë është më e madhe se 1 mijë dollarëshi i premtuar nga zoti Basha.
“Ne nuk jemi treguar konservatorë, kemi pasur një strukturë për të mbështetur. Përmendët termin biznes përballë familjes. Biznes dhe familje është një qasje e ndryshme mes dy formimeve politike. Po të krahasojmë paketat për biznesin e vogël ne iu kemi hequr tatim fitimin, por morën edhe paketën e parë jo vetëm për vete por edhe për një bashkëfamiljar.
Duke u ndalur te paketa e zotit Basha për 35 mijë biznese, për cdo biznes ndihma jonë ishte 1 mijë e 45 dollarë dhe është më shumë se 1 mijë dollarëshi i premtuar nga zoti Basha. Ne paketat i adresuam te biznesi i vogël se ishte më vulnerabël. Mos harroni garancitë sovrane. Janë 260 mln dollarë të ofruara, nuk kemi rritur borxhin por kemi rritur mundësinë që cdo biznes nëpërmjet shtyrjes së tatimfitimit, të krijojë likuditet për të mbajtur njerëzit në punë, për të qëndruar në treg përtej kësaj situate.
Garancia e parë ishte ofruar për pagat, nga 110 mln janë përdorur 67 mln. Garancia e dytë është për të ndihmuar bizneset që do rrinë në treg, ne nuk kemi pritshmëri që kjo garanci e dytë do thithet menjëherë”,- tha Denaj në News 24.
/e.rr