Një stjuardesë 27-vjeçare nga Anglia e gjeti menjëherë mënyrën për të fituar të ardhura pasi humbi punën si pasojë e pandemisë Covid-19.
Alexandra Dobre, ka punuar për disa linja ajrore me bazë në Aeroportin Luton të Londrës.
Ajo ka treguar në hetuesi se nisi fillimisht marrëdhënie me një burrë që u njoh në një aplikacion takimesh në rrjete sociale, e më pas ra dakord me të që të tregonte lëndë narkotike.
Policia prej kohësh po ndiqte lëvizjet e së resë, dhe një mbrëmje pas një kontrolli rutinë, ata gjetën në çantën e saj një sasi të konsiderueshme dorge, të ndarë në disa sasi.
Në total 27-vjeçares i janë gjetur 19.4 gramë kokainë e pastër, si edhe një shumë prej 500 paund.