Kaosi, zhurma, fyerjet, mungesa e lidhjeve logjike mes argumenteve dhe asnjë përballje mes platformave.
E tillë ishte përballja e parë televizive mes republikanit Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden mbrëmjen e të premtes. Ajo që ra në sy ishte se Biden shpesh herë humbi durimin pasi Trump e ndërpriste.
Joe Biden: Fakt është që çdo gjë që ai thotë është gënjeshtër. Është e vëshirë të thuash një fjalë me këtë klloun. A do pushosh mor burrë? Kjo është kaq jo presidenciale.
Donald Trump: Ke thënë që ke studiuar në shtetin e Delauerit, por ke harruar emrin e universitetit. Ke mbaruar me notat më të ulta prandaj mos e përdor fjalën inteligjent me mua sepse nuk ka asgjë inteligjente tek ty Joe.
Fyerjet prekën edhe familjarët.
Joe Biden: Im bir shpenzoi një vit në Irak, u vlerësua me medaljen e yllit të bronztë.
Donald Trump: Po flet për Hanterin?
Joe Biden: Po flas për Bo Biden.
Donald Trump: Nuk e njoh Bo, njoh Hanterin që u përjashtua nga ushtria për përdorim droge dhe nuk u punësua asnjëherë deri kur ti u zgjodhe zv/president.
Biden akuzoi Trump për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, ndërsa Trump u mbrojt ndaj akuzave për mospagim taksash me argumentet se kishte paguar deri 38 milionë Dollarë në vit tatime.
Në përfundim, shumica e sondazheve arritën në konkluzionin se votuesit e pavendosur, kishin vendosur të mos votonin në zgjedhjet e 3 Nëntorit.
/a.r