Një punëtor turk qebapi që vrau vajzën e tij dhe përdori një thikë mishi për të copëtuar trupin e saj është dënuar me 24 vjet burg.
Hasan Uslu mbyti për vdekje balerinën 32-vjeçare, Didem Uslu, dhe i futi pjesët e copëtuara të trupit fillimisht në një frigorifer, sepse “ajo shkoi e dehur në shtëpi”.
Vrasja ndodhi në rrethin e Kesan në provincën veri-perëndimore turke të Edirne.
Trupi i Didem Uslu, 32 vjeçe, një balerinë, u gjet i masakuar nga oficerët e policisë në pyll dhe babai i saj kuzhinier, Hasan, u arrestua nën dyshimin e vrasjes së saj. Ai tani është dënuar me 24 vjet burg.
Uslu i tha gjykatës se ishte faji i vajzës së tij, duke pretenduar se ajo e fyeu nënën e saj kur arriti në shtëpi dhe më pas u grind me të, kurse ai e urdhëroi atë që të ishte më e respektueshme.
Kur ajo e kundërshtoi, ai tha se ai humbi durimin dhe pastaj e mbyti atë për vdekje.
Kuzhinieri i qebapit u arrestua pasi krahu i balerinës u gjet i mbështjellë me gazetë në pyjet lokale nga një burrë që mblidhte kone pishe pranë një xhamie lokale, më 9 janar.
Policia testoi gjurmët e gishtave të krahut dhe zbuloi se ajo i përkiste Didem Uslu.
Hetimet zbuluan se babai i saj po përpiqej të hidhte trupin e saj në një pyll aty pranë pjesë-pjesë.
Uslu mori pjesë në gjyq përmes një video-dëgjimi, ndërsa gruaja e tij – e akuzuar për moskallëzim krimi në polici – nuk mori pjesë në seancë.
Babai kërkoi nga gjykata që të lirohej, duke thënë se ai rrezikon të kontraktojë Covid-19 në burg, duke argumentuar se mosha e tij dhe kushtet shëndetësore e vënë atë në rrezik.
Sidoqoftë, gjykata e shpalli Uslu fajtor për ‘vrasje të qëllimshme’ të vajzës së tij, dhe e dënoi atë me 24 vjet burg.
Sati Uslu, gruaja e tij, thuhet se u lirua nga akuza e dështimit për të raportuar krimin. Ajo tha se pas vrasjes kishte shkuar në dhomën e saj të gjumit, ku i ra të fikët.
Në rrëfimin e tij pas arrestimit, Uslu deklaroi se vajza e tij kishte probleme psikologjike.
/a.r