Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Karabakhut.
Siç duket në video, një dron është duke vëzhguar ushtarët armenë teksa shkarkojnë një kamion në bazën e tyre ushtarake.
Një moment droni qëllon duke shkatërruar kamionin, ndërsa në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.
Në një video tjetër, shënjestër është një tank ushtarak.Armenia ka akuzuar Turqinë se është ajo që po mbështet me dronë Azerbajxhanin.
Në katër ditë luftime në Nagorno Karabakh raportohet të jenë vrarë një numër i madh ushtarësh dhe civilësh.