Gjermania e Angela Merkel është shprehur hapur se nuk e sheh si zhvillim pozitiv rizgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president i SHBA.
Kreu i Komitetit të Çështjeve me Jashtë në Bundestagun gjerman, Norbert Röttgen ka deklaruar në një intervistë për “Politico” se rizgjedhja e Trump si president do të vinte në rrezik të ardhmen e lidhjeve transatlantike.
“Administrata e tanishme amerikane udhëhiqet nga logjika e ndëshkimit kudo ku has kundërshtime. Nuk është e mundur që të ndërtohet partnership mbi këtë bazë”,është shprehur ai.
Sipas tij sjellja e administratës Trump do të çojë në gërryerjen e rolit ndërkombëtar të SHBA deri në pikën e tërheqjes së saj nga skena dhe krjimin e një boshllëku që do të mbushet nga të tjerë.
Redaksia e “Politico” ka bërë një koment mbi deklarimet e zyrtarit të lartë gjerman, duke theksuar se hapja publike mbi këto çështje reflekton ndarjen e thellë mes Gjermanisë dhe SHBA.
Pika më e ulët e marrëdhënieve u arrit me vendimin e Trump për të tërhequr 12 mijë trupa amerikane nga Gjermania që bashkë me vendime të tjera kanë çuar në rënien e imazhit të SHBA në Gjermani.
Röttgen cilësohet si konservatori më i respektuar jashtë Gjermanisë, krahas Schäuble, presidenti i Budestagut dhe në këtë kontekst pritmëria pozitive prej tij e zgjedhjes së Joe Biden i jep tjetër kuptim llojit të ndasive që ka provokuar Donald Trump.