Këngëtarja Ronela Hajati po shijon disa ditësh pushimesh në Romë.
Ajo ka shkuar në Shatërvanin e famshëm “Trevi”, ku si shumica e turistëve ka tentuar të hedhë edhe një monedhë, për të siguruar një udhëtim tjetër.
Gjatë javëve të fundit Ronela Hajati ka ndryshuar disa herë “look”, sikurse edhe destinacionet, gjatë udhëtimeve të shumta që ka ndërmarrë.
Sot në Romë, ajo ka respektuar traditën dhe e la enigmë , kur tha “të hedh një monedhë?”.
Shatërvani “Trevi” në Romë ka një traditë të gjatë: nëse qëndroni me kurriz nga shatërvani dhe hidhni një monedhë me dorën e majtë, e keni të garantuar një udhëtim tjetër në Romë.
Çdo ditë mijëra persona e bëjnë këtë veprim, duke llogaritur afërsisht 15,000 dollarë në javë dhe mbi 1 milion dollarë në vit, po të mbledhësh monedhat.
/e.rr