Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi prerazi mundësinë për rihapjen e kazinove në vend.
Nga konferenca e sotme për mediat, ai tha se nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, por se është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licencës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë e shumë vitesh në mes të Tiranës, dhe duke pritur cilindo që të bëjë ofertë në një zonë të caktuar, siç është përcaktuar.
“Janë vetëm kufijtë e një perimetri, nuk do të hapen kazino! Në ligjin ekzistues, përcaktohet e drejta e kazinove në struktura me 5 yje, apo në zona të veçanta për zhvillim apo për turistët, gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta shtrojmë masivisht. Nuk ka hapje kazinosh. Në hotelet me 5 yje po”, u shpreh Rama.
Ai tha se licencë për kazino në rast kërkese, do marrin vetëm brandet ndërkombëtare.
Sipas tij, zërat për rihapje kazinosh janë “komplet fake news”.
/a.r