Kuvendi i Shqipërisë kishte parashikuar që të enjtën në 1 tetor të zhvillonte seancën e radhës plenare, ku dhe do të votoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Këtë të martë në një njoftim për mediat, Kuvendi bën me dije se pas kërkesës së grupeve parlamanetare të opozitës seanca nuk do të zhvillohet në 1 tetor.
“Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lënë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00”, shtohet në njoftim.
Një ditë më parë maxhoranca njoftoi se ishte tërhequr nga data 1 tetor për t’i dhënë kohë dhe opozitës për t’u ulur në diskutime. Dje ndëkombëtarët kërkuan nga palët që t’i përmbaheshin marrëveshjes së 5 qershorit.
/a.r