Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar disa të dhëna për paketën ekonomike në mbështetje të sipërmarrësve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ndryshe nga ata që ‘helmojnë miletin’, dy garancitë sovrane kanë funksionuar më së piri në mbrojtje të sipërmarrësve dhe mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi i Covid-19.
“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna mbi 2 Garancitë Sovrane që ndryshe nga çfarë u trumpetua prej atyre që dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin, kanë funksionuar më së miri në mbështetje të sipërmarrjeve e të mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi i Covid19, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.
g.kosovari