ITALI
Dy binjakë shqiptarë janë sulmuar nga kushëriri i tyre në Itali me thikë. Mediat italiane raportojnë se binjakët 36-vjeçarë që punojnë muratoë, ishin ulur në një lokal kur nga një makinë iu kërkua të afroheshin.
Aty doli kushëriri i tyre që i goditi me thikë, madje njërin e la me plagë në bark në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori tentoi të arratisej me automjet por u kap pak kilometra më larg nga Policia italiane.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 shtatorit në sheshin Solferino teksa nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri.