Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar nga Himara diskutimet mes palëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke vlerësuar draftin e sjellë nga opozita jashtëparlamentare si pjesë e angazhimit të saj për të përfaqësuar popullin dhe qëndrimin e maxhorancës për t’i shqyrtuar këto propozime.
Kim theksoi se nëse do të bëhen ndryshime që nuk i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit, ato duhet të marrin formë vetëm me dakordësinë e të gjithë palëve, frymë në të cilët u hartua edhe pakti i nënshkruar prej tyre. Ndërsa respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit e cilësoi si “çështje nderi” për personat që e nënshkruan atë.
“Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohem me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritete tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara. Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perferkt por do të shpjerë në drejtimin e duhur.
Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kma thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reae. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë.
Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar I NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershori arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për cështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”.
/e.rr