Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionn Evropian, Genoveva Ruiz Calavera ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.
Në një postim në twitter, Calavera thotë se kanë disktuar për përparimin e Shqipërisë.
“Takimi i parë shumë i mirë me Shefin Negociator të Shqipërisë Zef Mazi. Rishikuan përparimin e Shqipërisë përpara paketës së zgjerimit dhe nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të reformave”, shkruan Calavera.
“Shikoni përpara për të punuar së bashku në negociatat e pranimit në Bashkimin Europian”, mbyll postimin Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian.
/a.r