Gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan është shkrumbuar nga flakët makina tip Porsche me targë AA 007, që është në pronësi të biznesmenit Elis Bahushi. Mësohet se makina është shkrumbuar plotësisht.
Bahushi është 1 nga 27 të arrestuarit për ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit.
Pak kohë më parë ndaj Bahushit, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarr ka qenë i qëllimshëm.
g.kosovari