Përshkallëzohet në përballje ushtarake, konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabagun, rajonin e pretenduar mes dy vendeve. Ky xhirim i publikuar nga ministria armene e mbrojtjes tregon momentet kur predhat e ushtrisë së këtij vendi shkatërrojnë një tank azer që përparonte drejt kufirit.
Dëme nga përplasjet e orëve të fundit pati nga të dyja palët, madje mediat ndërkombëtare thonë se ka pasur edhe viktima mes civilëve. Autoritetet armene shpallën mobilizimin e përgjithshëm po ashtu edhe drejtuesit lokalë të rajonit të Nagorno-Karabagut.
Ky rajon njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit me shumicë popullsie armene. Pas konflikteve të përgjakshme që i kanë marrë jetën dhjetëra mijëra njerëzve pas shkëputjes së Azerbajxhanit nga ish-Bashkimi Sovjetik, rajoni shpalli në mënyrë të njëanëshme pavarësinë nga Azerbajxhani në 1994-ën dhe u mbështet vetëm nga qeveria e Armenisë.
Moska dhe Ankaraja që mbështesin respektivisht Jerevanin dhe Bakunë u bënë thirrje palëve të ndalin urgjentisht përplasjet e armatosura.
/a.r