Dalin detaje të reja lidhur me gruan e cila u gjet e vdekur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, në banesën e saj në Pogradec.
Aroma e rëndë që vinte nga shtëpia e së ndjerës, në lagjen nr. 3, bëri që fqinjët të hyjnë në shtëpi rreth orës 22:20 të mbrëmjes së lënë pas.
Ata u përballën me trupin e pajetë të 45-vjeçares Maria Markovska, shtetase maqedonase, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.
Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj J. Markovska, 9 vjeçe, e cila vuan nga epilepsia dhe u gjet pranë së ëmës së vdekur, e paushqyer prej ditësh.
E mitura u gjet e dehidratuar në gjendje të rëndë, duke u dërguar për mjekim në spital.
Familja maqedonase prej disa vitesh kishin ardhur në Pogradec, ndërsa bashkëshorti i së ndjerës kishte ndërruar jetë një muaj më parë.
Trupi i viktimës, është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Behxhet Liçkollari, shefi i Shërbimit të Pediatrisë ka bërë me dije se gjendja e vajzës 9-vjeçare në Pogradec, e cila u gjet krah nënës së saj, që kishte ditë që kishte ndërruar jetë, është e stabilizuar. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se vajza është dërguar dje në mbrëmje rreth oërs 23:00 në spital, dhe se tashmë është në gjendje stabël.
“Erdhi dje rreth orës 23:00. Vajza është rehidruar, ushqyer dhe i janë marrë ekzaminimet laboratorike. Jemi në kontakt edhe me shërbimin social për plotësimin e ekzaminimeve të nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht, gjendja e të miturës është e stabilizuar“, shprehet ai.
g.kosovari