Komisioni i Posaçëm iApelimit ka shkaruar nga detyra Donika Prelën, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Trupa gjykuese e KPA tha se Prela nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë.
Prela u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta dhe akuzave ndaj saj që nxori në pah seanca dëgjimore.
Por në prill të vitit të kaluar, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj, duke e argumentuar me mosjustifikimin e një pjese të pasurisë.
Mësohet se në seancën e sotme nuk ishte e pranishme Donika Prela dhe as avokati i saj.
Po kështu edhe në seancën e fundit që u zhvillua në KPA, më datën 18 shtator, Donika Prela nuk u paraqit për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua avokati i saj.
g.kosovari