Alexei Navalny ka mundur që të dalë nga spitali në Gjermani, por tani po përballet me një problem tjetër. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se atij i janë ngirë të gjithë llogaritë bankare dhe i është sekuestruar apartamenti në Moskë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij Kisha Yarmysh, i cili tha se kundër Navalnyt është zhvilluar një proces gjyqësor gjatë kohës që ky i fundit ishte në spital.
“Banesa e tij tashmë nuk mund të shitet, dhurohet ose hipotekohet“, tha Yarmysh në një postim në mediat sociale.
Yarmysh tha se pasuritë e Navalny u sekuestruan më 27 gusht, pas një procesi gjyësor që është nisur nga kompania e hotelierëve Moscoë Schoolchild.
/a.r