Ish-anëtarja e Asamblesë së PS-së Anila Çobani i është përveshur keq ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, lidhur me pretendimin e saj se është propozuar për deputete nga LSI, në zgjedhjet e ardhshme.
Shehaj pas shkarkimit nga posti i lartë që mori në vitin 2013, saktualisht është drejtoreshë në një televizion privat. Ajo pranoi zyrtarisht është bërë pjesë e LSI.
“Mu kujtua vashëza në 2013 kur u shpreha pro aleancës me LSI, para marrëveshjes! Më tingëllojne si zhurmë kanoçesh epitetet për Monen, Lirin e LSI të marra së bashku!”, – tha Anila Çobani.
“Të biesh në derexhene ..të na numërojë Brrisi është si të rishohesh atë skeçin me aktorin Fadil Hasa…7 kamiona për 10 bataliona ! Psikologjia e ngrënies..vjen nga defiçencat në vite dhe devijacionet në ngritje!”, – thotë Çobani në reagimin e saj.
“Por ajo që ma ben ditën “meh”…është braktisja e Brrisit !!!Dikush t’ja rikujtojë rezultatin e PS-së në 2013 , në Njësinë 3, nën udhëheqjen e Brrisit! Saaaa vota i ikën PS dhe sa ju shtuan LSI??? Fola po s’më dëgjoi njeri! Tani hajde lexoja kësaj…ato që i shkruajnë!! ( Për pak harrova kam dhe 1 foto si dëshmi të “tensioneve” me “udhëheqësen”..kush rrëmon tani nëpër skupira !!! Sa për ikjen ..do i thoja…. Udhë e mbarë të qoftë! Të të kesh mik të prish punë, të të kesh armik e di vetë ti”, ka mbyllur reagimin e saj të ashpër ish-anëtarja e Asamblesë së PS-së Anila Çobani.