Një person është plagosur me thikë pasditen e sotme.
Ngjarja është raportuar në qytetin e Durrësit, njofton policia.
I lënduar ka mbetur 60-vjeçari me inicialet L. B, i cili shkoi vetë për mjekim në spital.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë janë duke punuar për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.
/a.r