Dekoratat nuk do t’i shpëtojnë rregullimit ligjor që mazhoranca po harton për Presidentin e Republikës. Shpërndarja e tyre shpesh konsiderohet si e motivuar politikisht apo e nxitur për interesa elektorale në prag fushatash, ndaj dhe socialistët synojnë t’ia ndalojnë këtë aktivitet Kreut të Shtetit disa muaj para zgjedhjeve.
Kërcënimi i Ilir Metës kur u pyet mbi ligjin që Kuvendi po përgatit për Presidentin, është i nxituar, sipas Vasilika Hysit. Nënkryetarja e Parlamentit, pjesë e grupit të punës që po harton “kufijtë” ligjorë të Kreut të Shtetit, sqaron se ky nuk është sulm ndaj individit.
Hysi garanton se draftimi i ligjit organik për Presidentin do të jetë transparent dhe stafi i Metës do të mund të dërgojë propozimet e veta. Të gjithë dekretet e Metës për kthim nismash po analizohen për të evidentuar problematikat. Po ashtu, po shqyrtohen dhe modele ligjore ndërkombëtarë se si funksionon institucioni. (A2)