Policia e Tiranës njofton se ka gjetur një granatë dore të ç’aktivizuar në zonën e Laprakës.
Sipas policisë, granata duke qenë e ç’aktivizuar, nuk përbënte problem.
Granata u mor nga ana e forcave xheniere, pa shkaktuar probleme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar.
Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem.
/e.rr