Ndërkohë që Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, me shifrat e rasteve të reja që po rriten çdo ditë e më shumë në të gjitha vendet, ka një shtet që ende nuk ka pasur viktima nga pandemia Covid-19.
Bëhet fjalë për Gjibraltarin, fqinjin e Spanjës që sot për sot është vendi evropian më i goditur nga koronavirusi. Në Gjibraltar ka vetëm 334 të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 0 viktima, pavarësisht se masat kanë qenë shumë më të lehta.
Gjibraltari është vend i vogël me rreth 33 000 banorë, por nëse analizohen të dhënat për 100 000 banorë, sërish është më mirë sesa Spanja.
Në këtë shtet përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në vende publike të mbyllura, ndërsa këshillohen personat mbi 70 vjeç që të mos dalin nga banesat, pasi çdo shërbim do t’u vijë në shtëpi.
g.kosovari