Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.
Pistoleta është gjendur në çantën e saj, dhe gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina, ka treguar se arma i përket asaj dhe se e kishte harruar në çantë.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” – tha këngëtarja.
Çështja penale është regjistruar në Prokurorinë e Kukësit për akuzën e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim, akuzë kjo që parashikon një marsh dënimi nga 10 deri në 20 vite burgim.
Por edhe nëse trafikimi i armës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, rezikon një dënim që varion nga 7 deri në 15 vite burgim. Aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak.
/e.rr