Presidenti Ilir Meta ka vijuar me reagimet e ashpra lidhur me draftin e PS-së për hapjen e listave.
Përmes një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje mazhorancës që të hapin listat 100 % ose të largohen. Ndërsa nuk kursen tonet a ashpra për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit.
Postimi i plotë në Facebook:
“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI”, shkruan Meta
/e.rr