Pas kërcënimeve dhe akuzave dy ditë më parë për shpërndarje parlamenti dhe grusht shteti, presidenti Ilir Meta shfaqet shumë më i relaksuar dhe i qetësuar gjatë kësaj fundjave.
Ai së fundmi ka postuar një video duke ia marrë valles në Zall Dardhë të Dibrës, ku kreu i shtetit ndodhet për të kaluar fundjavën.
Edhe pse ‘harroi’ akuzat dhe sulmet ndaj qeverisë nën terapinë e muzikës dibrane, kreu i shteti ka harruar edhe pandeminë ku respektimi i distancës, mbajtja e maskës dhe shmangia e grumbullimeve nuk ekzistojnë në takimet dhe festat e tij. Pa komplekse, pa zbatim rregullash dhe i qeshur presidenti i është bashkuar banorëve dhe valltareve në një valle me ritme të zonës.
“Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë!”, shkruan Meta.
/e.rr