Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 43-vjeçar, i cili akuzohet për dhunën e ushtruar në 2 gusht të 2019 në një lokal, ku mbetën të plagosur tre shtetas.
Policia thekson se ka finalizuar operacionin “Zaranika”, ku është prangosur 43-vjeçarin, Gentian Mino, “banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësues” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Sipas policisë “Gentian Mino në bashkëpunim me shtetasin Ilirjan Bezhani, ( i cili është arrestuar me parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër”.
Ngjarja e 2 gushtit 2019
Sherri nisi fillimisht brenda në lokal, ku dy grupet më pas kanë dalë jashtë lokalit dhe kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin. Më pas disa prej tyre kanë nxjerrë armët, ku mbeten të plagosur dy persona në këmbë dhe njëri prej tyre ka marrë një lëndim në sy. Elton Cërriku ka marrë disa plumba pistolete. I plagosur me armë ka mbetur dhe Mihal Kacashi.
Ndërsa pronari i lokalit, Fevzi Ago, mësohet se ka marrë vetëm një lëndim në sy në momentin që ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes dy grupeve. Ago është goditur me qytën e pistoletës nga një prej autorëve.
Ndërkohë, Astrit Cerriku, pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar. Breshëria e armës ka shkaktuar panik te banorët e zonës ku edhe ndodhi ngjarja.
“Rreth orës 17:20, në lagjen ‘28 Nëntori’, Elbasan, në ambientet e një lokali në afërsi të Pallatit të Sportit, gjatë një konflikti verbal për motive të dobëta mes disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dy shtetasit A.C. dhe M.K. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal. Shtetasi F.A. është dëmtuar me sende të forta, jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit mbi ngjarjen.
Njoftimi i sotëm i Policisë
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
në bashkëpunim me Njësinë speciale të Kërkimit “Fast”.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.
Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, nga specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni Kundër Personit në DVP Elbasan në bashkëpunim me forcën e Posaçme “FAST” në DPPSH, në kuadër të operacionit police të koduar “Zaranika” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Gentian Mino, 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësues” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin I.B., ( i cili është arrestuar me parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.
Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen dokumentinin ligjor të impkimit të këqij shtetasi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.