Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij si dhe një nga agresorët.
Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar dhe se shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatozi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.
Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (I plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe me pas u perdor arma e zjarrit.
Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”, ndersa dyshohet se me arme zjarri ka qelluar Klodjan Daci.
g.kosovari