Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, shpërndan në ‘Facebook’ një video, që sipas saj, tregon raportin e Bankës Botërore mbi arsimin, ku e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në këtë fushë.
Teksa falënderon dy paraardhëset e saj, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, ministrja Kushi thekson se Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim.
Mesazhi i ministres:
“Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim. ✔
Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, shkruan ministrja Kushi.
/e.rr