Katër mësues në shkollën 9- vjecare “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 pas testimit të bërë nga ana e mjekëve epidemiologë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë.
Mediat bëjnë me dije se pranë kësaj Njësie po vijon hetimi epidemiologjik dhe se ende nuk ka një vendim për pezullimin e mësimit.
Aktualisht në të gjithë Qarkun Dibër janë 59 qytetarë të infektuar aktiv me Covid-19.
/e.rr