Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar Greqia është përfshirë nga një mot i keq. Orët e fundit, Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë prekur nga Cikloni Mesdhetar. Përveç përmbytjeve, probleme ka pasur edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.
Kryetrari i bashkisë së Zakynthos tha se pjesë më e madhe e ishullit nuk ka energji elektrike.
Në Itakë, kryetari i bashkisë së ishullit, Dionysis Stanitsas, tha se ka një luftë për të shpëtuar anijet në port, të cilat rrezikojnë të përmbyten nga dallgët. Ndërsa pemët janë rrëzuar në rrugë.
Për fat të mirë deri tani nuk raportohet për të lëndur në njerëz, por dëmet janë të konsiderueshme.
Cikloni Mesdhetar Ianos mbërriti në Greqi të enjten në mbrëmje, duke trazuar detin Jon me erëra të forta deri në 90 km/h si dhe vijën bregdetare të gadishullit të Peleponezit.
Cikloi filloi pas orës 3 të mëngjesit në zonat e Peloponezit dhe veçanërisht në Ilia dhe Mesinia, duke vazhduar më pas në Atika, siç raportojnë mediat greke.
Vlerësimet e reja të specialistëve, flasin për një zhvendosje të pjesshme në rrjedhën e Ianos, pasi ai nuk pritet të hyjë në brendësi të Peloponezit.
Nga e premtja dhe deri në orët e para të së shtunës, parashikohet të jetë periudha më e vështirë dhe e rrezikshme e motit të keq për Atikën.
Kursi i Ianos në Greqi u regjistrua nga sateliti evropian meteorologjik Meteosat-11 , ndërsa Observatori Kombëtar i Athinës / meteo.gr përpunoi dhe vizualizoi të dhënat e satelitit dhe përgatiti videon që ndjek dhe paraqet lëvizjen e sistemit në vendin tonë deri në të enjten pasdite.
g.kosovari