Zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, të cilit tre ditë më parë i bënë atentat me tritol në kryeqytet. Gjini nga spitali i Traumës ka treguar para oficerëve se nuk është në hasmëri dhe nuk ka konflikte me asnjë person. Ai ka dëshmuar se ditën e atentatit nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë.
“Gjithmonë lëviz vetëm, dhe nuk kam pasur frikë që të ruhem. Gjatë atentatit nuk kam vënë re asgjë të dyshimtë. Nuk kam hasmëri apo konflikte me njeri.”, është shprehur ai.
Po kështu, para oficerëve Gjini ka treguar edhe itinerarin e lëvizjes ditën e atentatit dhe ka thënë se ka lëvizur në disa rrugë të kryeqytetit. Ai ka treguar lokalet ku është ulur dhe ka kryer takime.
g.kosovari