Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, në afërsi të një karburanti.
Një mjet ende i pa identifikuar, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.
30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.
g.kosovari