Ndërron jetë tek Infektivi si pasojë e COVID-19 një punonjës policie. Mësohet se ka ndërruar jetë në moshë të re, efektivi Ilir Nerguti.
Nerguti punonte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai ishte shtruar në spital, pak ditë më parë, pas komplikacioneve që kishte pasur.
Mësohet se 15 ditë më parë kishte ndërruar jetë edhe i ati i efektivit të policisë.
I ati ishte shtruar po ashtu në Spitalin Infektiv, ndërsa ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Për të shmangur dhimbjen dhe me shpresën se 50-vjeçari do të shërohej, familjarët zgjodhën të mos i thonë gjë për vdekjen e të atit Ilir Nergutit, por 15 ditë më pas ndërroi jetë edhe ai. Ilir Nerguti më 4 shtator bëri 50 vjeç dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri, i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij duke thënë se kolegët humbën një profesionistë dhe shteti një njeri të madh.
g.kosovari