Duke folur nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla foli për domosdoshmërinë e transparencës për pronësinë e medias.
” Edhe pse Kuvendi gjatë viteve të fundit që ka bërë ndryshime në kodin penal. Dje kemi pasur një rast të përsëritur. Janë zjarre që vendosen nga njerëz të papërgjegjshëm. I bashkohem thirrjes së deputetit Roshi, jo vetëm institucionet brenda policisë së shtetit për dhe shërbimi informativ shtetëror përgjegjësitë që i takojnë. Jam i bindur që portali i Shkëlzen Berishës, Syri.Net apo i dhëndrit të Sali Berishës, Jeta është pa qejf, do kenë shumë arsye për të prodhuar lajme sot dhe se u prek çështja e medias këtu. Shqipëria e ka të domosdoshëm transparencën e pronësisë së medias. Duhet të ketë të publikuar zyrtarisht se kush është pronari. Kush janë gazetarët që shkruajnë lajme fake.Të hapen hetimet për Gërdecin, Shkëlzen Berisha i përfshirë në krim shtetëror” – tha Balla.
g.kosovari