Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Milot-Morinë.
Në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, Gersi Nikolli, 35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 35-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi Gersi Nikolli ,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari