Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 85-vjeçare farmacistit të njohur në qytetin e Korçës, Romeo Zallemi.
Zallemi ishte në terapi intesive prej disa ditësh, por nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-19.
Burime nga spitali bëjnë me dije se Zallëmi ka ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Për shkak të gjendjes së tij të rënduar nuk është bërë i mundur as transportimi i tij drejt kryeqytetit.
Për dekada me radhë, Zallemi i shërbeu qytetit me përkushtim dhe profesionalizëm.
g.kosovari